Subscribe në Ora News këtu
Një aksident i rëndë që fatmirësisht u mbyll pa pasoja në jetë njerëzish, por vetëm me dy të rinj të aksidentuar u shënua në Rranxa të Bushatit.
Motoçikleta u përplas me një automjet i cili po futej në oborrin e banesës së tij, e për pasoje të plagosur mbeten drejtuesi i saj 17 vjeçar R. Tula dhe pasagjeri T. Dushi, të cilët u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.
Nga goditja ato kanë marrë lëndime në disa pjesë të trupit, por pa pasoja për jetën.
Ekspertët e policisë rrugore që mbërritën në vendngjarje nisën hetimet dhe pas kqyrjes së vendit të aksidentit dhe dëshmive të vetë drejtuesve, ndëtuan skemën e tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/makina-perplaset-me-motorin-plagosen-dy-te-rinj/