Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përpara se të mbyllej procesi i votimit për kryetar të PD, Eduart Selami ka bërë të ditur disa prej shkeljeve të regjistruara. Në një dalje për mediat, ai tha se ka kërkuar edhe reagimin e komisionit të zgjedhjeve, por pa rezultat.
Selami: Probleme që kanë të bëjnë me si me ndërhyrjen e disa kryetarëve të degëve, jo të gjithë, por disa prej tyre kanë ndërhyrë duke prishur atë neutralitetin, kanë bërë presione dhe i kanë kërkuar anëtarëve që të votojnë për Bashën. Kjo është një shkelje e rregullave të lojës. Po kështu në mjaft nga këto qendra votimi fotografia e zotit Basha është e varur në qendrën e votimit. Këto kërkesa unë ja kam kaluar përfaqësuesit tim dhe në emrin tim i ka bërë në KQZ, KQZ ka shprehur mirëkuptimin për këto gjera, por këto nuk janë zgjidhur akoma.
Probleme janë hasur edhe me listën e anëtarësisë.
Selami: Ka pasur raste të mungesës së emrit në listë, seksione të tëra që nuk kanë qenë të regjistruar dhe kanë shprehur votën për mua.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar kryetari i KQZ në PD, Jemin Gjana konfirmon shkeljet e denoncuara nga Selami.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/eduart-selami-pabarazi-ne-proces-fotoja-e-bashes-ne-disa-qendra-votimi/