Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Helikopteret VIVA nisin një tjetër operacion për shuarjen e flakëve. Emergjencat civile kanë kërkuar ndërhyrjen për shuarjen e zjarrit që ka rënë në një sipërfaqe pyjore në malësinë e Mirditës. Stafi i trajnuar dhe me eksperiencë të gjatë në operacione speciale, kanë mundur të vënë në kontroll flakët, duke vazhduar me operacionet e suksesshme në luftën me zjarret në Shqipëri.
Helikopterët e kompanisë VIVA kanë nisur një tjetër mision për shuarjen e flakëve. Emergjencat civile kanë kërkuar mbështetjen e VIVA për shuarjen e flakëve në zonën e Mirditës, pasi zona ku ka rënë zjarri është në një sipërfaqe pyjore në lartësi, ku terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka.
Helikopterët VIVA kanë bërë të mundur ndërhyrjen për izolimin e vatrës së zjarrit, ashtu si dhe tregon përfaqësuesi e Emergjencave Civile në Mirditë, Gjergji Tashi. Kjo dhe falë stafit me eksperiencë që kompania ka angazhuar në luftën me zjarrin në Shqipëri.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zjarri-ne-mirdite-emergjencat-ndihme-nga-helikopteret-viva/