Report TV - Aplikimi për në Universitet sot afati i fundit për Tiranën

Report TV 2017-07-22

Views 0

Të gjithë maturantët duhet të aplikojnë deri në datën 28 korrik për të qënë pjesë e garës për në Universitet. Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se sot është afati i fundit për maturantët e qarkut të Tiranës, ndërkohë që më pas aplikimet vijojnë me qarkun Kukës dhe Elbasan.

Maturantët mund të zgjedhin deri në 10 degë për të aplikuar në një nga degët e universiteteve publike ose private, kriter mbetet mesatarja e shkollës së mesme.

Hapat për tu ndjekur
Së pari duhet të shkarkoni nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) sot Qendra e Shërbimeve Arsimore, faturën për arkëtim për plotësimin e formularit për në IAL, dhe më pas ta printojnë.

Me këtë faturë të printuar duhet të paraqiten pranë secilit filial të bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh. Më pas paraqituni në drejtorinë e shkollës, në të cilën keni bërë aplikimin e formularit A1 apo A1Z dhe dorëzoni mandat pagesën.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS