Report TV - 2 mijë € për punë në Gjermani, arrestohet maqedonasi

Report TV 2017-07-21

Views 19

Me 2 mijë euro mund të punoni në Gjermani ose Belgjikë. Ishte ky premtimi që u bënte maqedonasi Irfan Ahmeti të rinjëve në Tiranë, por më pas i mashtronte ata.

Krimi ekonomik ka vënë në pranga dy ditë më parë 40-vjeçarin nga Maqedonia pasi kishte mashtruar disa të rinj, me premtimin se do i çonte në Gjermani dhe Belgjikë për punë sezonale. Pasi të rinjtë kërkonin punë për jashtë shtetit, në faqet online, ata kontaktoheshin Nga Irfan Ahmeti.

Ky i fundit u premtonte se do i çonte në Europë, për 2 mijë euro. Por pasi 3 të rinj pak muaj më parë i paguan nga 2 mijë euro secili 40-vjeçarit nga Maqedonia, ai u ka thënë të niseshin drejt Gjermanisë.

Share This Video


Download

  
Report form