Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në epilog të fushatës elektorale për t?u zgjedhur kryetar i partisë demokratike, Eduard Selami u tha demokratëve të Kamzës dhe Kavajës se modeli që ai ofron është model i vlerave dhe besimit, mungesa e të cilave çuan në rrudhjen e kësaj partie në zgjedhjet e fundit.
Selami: Kjo nuk është një humbje e radhës. Kjo është një humbje besimi dhe humbja e besimit në radhë të parë është humbja e besimit tek njëri-tjetri. Kemi kohë që nuk funksionojmë më si forcë politike bashkëkohore. Kur kemi mbyllur rrugën e vlerave, do të dalin këta të veseve dhe do të bëhet konkurrenca se kush shan më shumë, që t?i hyjë në qejf kryetarit, që të zgjidhet lart. E shikoni se si deformohet? Pra ne nuk po konkurrojmë më me vlera dhe do fillojmë të rrudhemi siç po rrudhemi. Kemi qenë parti e parë, s?jemi më. Ishim rrotë më rrotë, kemi dalë me dy shifra. Jemi në mes, po na afrohet ai prapa.
Në fund të fushatës, ajo që e motivoi Selamin ishte dëshira e tre të rinjve që takoi rastësisht dhe që i thanë se të ardhmen e tyre e shohin në vendin mëmë. Selami tha se kthimi i shpresës së shqiptareve tek vendi i tyre, është sfida kryesore e Partisë Demokratike
Selami: Një nga pjesët më të bukura të kësaj fushate për mua është që këtu rastësisht janë 3 të rinj. Është Elvisi, është Mario dhe Erioni. Më afrohet Elvisi dhe më thotë: Zoti Selami edhe unë jam një demokrat, urime për garën. Sot kanë marrë diplomën. Elvisi është demkorat dhe është nga ata njerëz që është i angazhuar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/selami-ne-kamze-dhe-kavaje-jemi-rrudhur-nga-humbja-e-besimit/