Report TV - Darëzezë, përmbytjeve u vjen fundi, pastrohet 3,5 km kanal kullues

Report TV 2017-07-19

Views 0

Prej vitesh përmbytjet kanë shkaktuar mjaft probleme në zonën e Darzezës, duke mbuluar nga uji, plot 11 fshatra, por pas ndërhyrjeve të kohëve të fundit pritet që të kenë një përmirësim mjaft të madh sa i përket këtij problemi. Kanali kullues në afërsi të hidrovorit të Darzezës me një gjatësi prej 3.15 kilometra, ku punimet për pastrimin e tij kanë filluar në vitin 2016 tashmë kanë përfunduar.

Sipas Drejtorit të Bordit të Kullimit, Arben Cuko në të gjithë këtë skemë është kryer një volum pune mjaft i madh ku do të përfitojnë kullim të tokave në 17 mijë hektar toke dhe se kjo skemë bën të mundur kullimin e zonës nga përmbytja e muajit shkurt të lumit Vjosa.

Share This Video


Download

  
Report form