http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
76 numërues të partive kryesore, do të paditen në Prokurori, për shkelje të përcaktimeve ligjore, të cilat mundësuan tjetërsimin e votës.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve morri këtë vendim, pas procesit të rinumërimit të 68 kutive të votimit të qarqeve Tiranë dhe Berat. Edhe pse votat e tjetërsuara nuk kishin asnjë efekt në shpërndarjen e mandateve, KQZ vendosi të zbatojë ligjin.Kryekomisioneri Klement Zguri, që mbështeti vendimin, vlerësoi se numëruesit më së shumti janë viktima të urdhrave politikë.Pro vendimit votoi edhe nënkryetari Biba, i cili tha se është Prokuroria që do të vendosë për shkeljen e ligjit, ndërkohë që KQZ vetëm bën konstatimin. Ai tha se shpreson që kallëzimi të shërbejë për të ardhmen.KQZ kërkon nga Prokuroria të hetojë dhe të dërgojë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Po ashtu, bëri apel që çdo provë që vërteton krimin zgjedhor, të depozitohet pranë organit të akuzës.