Ora News – Bashkëqeverisje me qytetarët, Rama: Çfarë kanë më shumë Ndoka dhe Dule?

Ora News Lajme 2017-07-17

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka nxitur edhe njëherë qytetarët ti bashkohen qeverisë së re në shtator në një koalicion bashkëqeverisje në plaftormën online ?Shqipëria që duam?.
Duke folur me banorët në Berat, Rama tha se kjo do të bëjë që edhe zyrtarët në zyrat e shtetit të jenë në presion për të dhënë si duhet shërbimin ndaj qytetarëve.
Për skeptikët e kësaj platforme, Rama tha se ndërtimi i këtij mekanizmi është krejtësisht i mundshëm.
Rama iu referua Nard Ndokës me Vangjel Dules, kur tha se këta dy kryetarë partie nuk kanë asgjë më shumë se një qytetar i thjeshtë për të qenë pretendentë apo anëtar koalicioni.
Rama: Është një bast shumë i madh që kanë vënë njerëzit për ne. Ka vetëm njjë rrugë që ne të mos i zhgënjejmë njerëzit dhe ti bëjmë gjërat për të cilat na kanë votuar. Kjo rrugë është që të bashkëqeverisim me njerëzit.Jo në kuptimin simbolik, as thjesht duke organizuar dëgjesa por duke organizuar një mekanizëm të mirëfilltë bashkëqeverisje që të bëjmë të mundur që problemet e njerëzve të zgjidhen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkeqeverisje-me-qytetaret-rama-cfare-kane-me-shume-ndoka-dhe-dule/

Share This Video


Download

  
Report form