Ora News – Tentativë grabitje në “Rrugën e Dibrës”, plagoset pronari i argjendarisë

Ora News Lajme 2017-07-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tentativa e një grabitje në kryeqytet për pak sa nuk ka shënuar edhe një viktimë. Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të ditës në rrugën e Dibrës ku në përleshje me grabitësin është plagosur pronari i argjendarisë. Agresori i ka shpëtuar ndjekjes se policisë por gjithçka është fiksuar nga kamerat.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mëngjesin e kësaj të hëne.22-vjeçari, Vangjel Kashara, pronar i një argjendarie në rrugën e Dibrës fare pranë Medresesë, ka mbetur i plagosur nga një person që kishte tentuar ta grabiste.
Sipas policisë, 22 vjeçari u përlesh me autorin e grabitjes, por mori një plumb afër qafës.
Fatmirësisht i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, autori hyri në ambientet e argjendarisë i pa maskuar, ndërsa nën kërcënimin armës kërkoi para.
Agresori ka hasur në rezistencën e Kasharës, i cili në ikje e sipër jashtë ambienteve të biznesit, qëlloi 22-vjeçarin që e ndiqte nga pas.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-rrugen-e-dibres-plagoset-28-vjecari/

Share This Video


Download

  
Report form