http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dallgët e detit kanë nxjerrë gjatë natës duke u gdhire e hëna, dhjetëra thasë të mbushur me drogë përgjatë plazhit të zonës metropolitane të Pescaras, në Itali.Banoret e zonës dhe turistët janë befasuar nga sasia e madhe e drogës që kanë gjetur ne mëngjes në breg të detit.Autoritetet thonë se deri më tani është sekuestruar një sasi prej 220 kg hashash.Por thasët me drogë që deti ka sjellë në breg nuk kanë të mbaruar. Policia ka aktivizuar edhe qytetarët, të cilët me karroca dore po mbledhin të gjithë lenden narkotike te nxjerrë nga dallgët në breg.Zbulimi më i rëndësishëm është bërë në Francavilla Al Mare. Në këtë zonë policia gjeti 100 kg marijuanë. Edhe në rajonin e Silvit është e njëjta situatë.Sipas mediave italiane, origjina e drogës që ka nxjerrë deti në breg është nga Shqipëria, por po hetohet edhe nga vendet të tjera të Ballkanit. Policia dyshon se ndonjë skaf ka humbur ngarkesën në tentative për ta trafikuar. Vlera e kanabisit i kalon 350 mijë euro.