http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga ferri i burgjeve të diktaturës në një shembull frymëzimi për komunitetin. Thanas Dhespo sot i ka kaluar të 90-tat, ndonëse mbi kurriz mban vuajtjet e 16 viteve në burgjet politike. Një pjesë të parave që mori për vitet e burgut, i investoi jo në shtëpinë e tij, por në të mirë të komunitetit. Ai rikonstruktoi hyrjen dhe shkallët e gjithë pallatit ku jeton.Për shkak të moshës, por edhe të emocioneve, ai e ka të vështirë të shprehet me fjalë., por bashkëshortja e tij tregon se ky investim ka qene dëshira e Thanasit.?Mesazhi i Thanasit është ky: Të jetojmë në mënyrë të qytetëruar edhe jashtë banesave tona. Nuk ka nevojë që të marrim shembull nga ambientalistët jashtë vendit, nënat tona, thotë Thanasi, dhe gjyshet tona, ujisnin lulet e pastaj merreshin me punët e shtëpisë. Edhe na tha se do të bëjë një investim. Për t?u martuar, jemi martuar vonë, ndaj thamë ta bëjmë dhe e realizuam për tre muaj. Ishte dallëndyshja e parë që të jetojmë edhe në ambientet jashtë shtëpisë sonë në mënyrë të kultivuar. Të ecim të sigurt, në ambiente të pastra. Kjo ishte dëshira e Thanasit dhe unë ia plotësova.?Duke e cilësuar një model qe duhet ndjekur, Veliaj i shprehu mirënjohjen Thanasit që paratë e dëmshpërblimit te cilat mori kur ai ishte ministër i Mirëqenies Socialiste dhe Rinisë, i përdori për të rikonstruktuar shkallët e pallatit.?Kjo është medalja e qytetit që Bashkia e Tiranës u jep qytetarëve të nderuar të saj. Unë doja të ta jepja personalisht e të të falenderoja në emër të të gjithë qytetit. Është e vërtetë se ti ke ndihmuar vetëm shkallën tënde, por ama frymëzimi vlen për të gjithë qytetin?, tha Veliaj teksa i dorëzoi medaljen e mirënjohjes.?Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se veprime të tilla, përveçse janë një ndihmë e mirë për përmirësimin e jetës në komunitet, shërbejnë edhe si frymëzim për të gjithë të tjerët.