Ora News - Ministrat teknik, Rama: Pres të largohen, Mandija: Po përgatitim raportin

Ora News Lajme 2017-07-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse kryeministri Edi Rama ëshët në pritje të largimit të ministrave këta të fundit vijojnë punën e tyre. Zëvendëskryeministrja Ledina Mandia duke arsyetuar qëndrimin e tyre në qeveri thekson se Task Forca po harton raportin e monitorimit të zgjedhjeve të 25 qershorit i cili së shpejti do të publikohet.
Task Forca e monitorimit të zgjedhjeve është duke përgatitur raportin përfundimtar të monitorimit kështu shprehet Zvendës kryeministrja Ledina Mandia Duke u përgjigjur deklaraees se Kryeministrit Edi Rama në pritje të largimit të ministrave teknike ndërsa siguron opinionin publik se raporti do të jetë serioz dhe cilësor dhe do ti shërbeje forcave politike për zhvillimin e një procesi zgjedhor konform standardeve
?Duke u bazuar në informacionet dhe raportimet e bëra nga të gjitha ministritë dhe institucionet që kanë ngritur grupet e monitorimit gjatë fushatës elektorale, është duke u bërë vlerësimi dhe përpunimi i të dhënave për të vënë sa më shpejt në dispozicion të publikut, subjekteve politike të interesuar, autoriteteve vendase dhe organizmave ndërkombëtar, raportin përfundimtar në lidhje me rezultatet e këtij monitorimi? thuhet në deklaratë

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-pres-qe-ministrat-teknike-te-largohen-mandija-po-pergatitim-raportin/

Share This Video


Download

  
Report form