Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të stacionit të trenit në lagjen Nr.4. Mësohet se pronari i makinës është Skerdi Bello dhe ka qenë kandidat për deputet për LSI.
Mjeti i përfshirë nga flakët i cili sapo kishte dalë nga servisi ndodhej shumë pranë banesave, duke u kthyer në rrezik për njerëzit që banojnë aty.
Mësohet se në momentin kur është përfshirë nga flakët, mjeti tip ?Jaguar? ishte në lëvizje.
Policia bën me dije se shkak i zjarrit është aksidental