Report TV - Durrës,mbetjet urbane dhe kimikatet 'pushtojnë' plazhin e Bizës

Report TV 2017-07-14

Views 1

I tejndotur plazhi i Bizës në grykëderdhjen e lumit Ishëm. Mbetje të ndryshme kanë mbuluar rërën e këtij plazhi të cilat sillën nga lumi ishëm.

Sikur të mos mjaftojnë vetëm mbetjet urbane, rëra e plazhit është kthyer në ngjyrë të zezë pasi biznese të ndryshme hedhin kimikate të ndryshme në lum dhe më pas përfundojnë në plazh.

Në këtë zonë nga Kepi i Rodonit deri në Gotull e Patok, dikur ushtronin aktivitetin e tyre një numër i madh peshkatarësh, por ndotja solli paksimin në mënyrë të ndjeshme të peshkut dhe të gjithë gjallesave të tjera detare dhe për pasojë ul ndjeshëm edhe numrin e peshkatarëve në këtë zonë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS