Report TV - Rama:Qeveria e re do të jetë më e vogël, do shkrijmë 'shushunjat'

Report TV 2017-07-13

Views 0

Nga qyteti i Durrësit në turin e dëgjesave me qytetarët pas fitores me 74 mandate që i dhanë në 25 qershor, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se qeveria e re do të jetë më e vogël se ajo e mandatit të parë, pasi disa ministri dhe agjenci do të shkurtohen.

Gjithashtu, Rama iu rikthye përdorimit të fjalës ?Shushunjë? e përdorur gjatë fushatës kundër partive të vogla, kryesisht LSI-së.

Kryeministri deklaroi se i gjithë grupi i shushunjave do të shkrihet, ndërsa punonjësit që do të largohen nga administrata për mospërfillje të njerëzve nuk do të kenë të drejtë të afrohen për 10 vite.

Share This Video


Download

  
Report form