Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako ka zhvilluar një takim me përfaqësitë e misioneve që ndihmojnë policinë shqiptare.
Në takimin e zhvilluar në Drejtorinë policisë ditën e sotme kishte për qëllim diskutimin e rezultateve në luftën kundër kanabisit, krimit të organizuar, terrorizimit dhe disa cështje të tjera.
Haki Cako u shpreh se ka përmirësim të situatës së kanabisit, ndërkohë që sipas tij janë disa grupe kriminale që janë goditur dhe grupe të tjera po mbahen në vëzhgim
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Misioneve dhe Oficerët Ndërlidhës Policorë, vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm me Policinë e Shtetit, transparencën, informimin në kohë gjatë proçesit zgjedhor, ku theksuan se ky bashkëpunim dhe kjo mënyrë komunikimi duhet forcuar më tej në interes të realizimit të prioriteteve të përbashkëta.