stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Ajo, që po ndodh me shtratet e lumenjve, është një tjetër masakër mjedisore, që konsumohet cdo ditë nën hundën e institucioneve shtetërore. Një vëzhgim i ?Stop? tregon grryerjen në lumin Mat, përgjatë rrugës Tiranë-Lezhë.Bujar Shpendi, specialist në drejtorinë e baseneve në Lezhë, thotë, se firmat që ushtrojnë aktivitetin në shtratet e lumenjve, janë me leje, që bazohet në urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë të shkurtit 2017, për rehabilitimin e tyre.Por drejtori i politikave të baseneve ujore, Arben Pambuku, shpjegon, se urdhri i ministrit është keqinterpretuar dhe firmat abuzojnë, duke marrë inerte, që duhet të përdoreshin për rehabilitimin e lumenjve.