Ora News – Më shumë punë vullnetare, Veliaj: Në shtator nis mbjellja e 50 mijë pemëve

Ora News Lajme 2017-07-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Më shumë se 170 vullnetarë të huaj e shqiptarë, pjesë e Korpusit të Paqes që vepron edhe në vendin tonë, u angazhuan sot, që në orët e para të mëngjesit, në një mision vullnetar për pastrimin e Parkut të Liqenit.
Pjesë e këtij aksioni u bë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtoresha e Korpusit të Paqes për Shqipërinë, Kate Becker, të cilët ndihmuan në pastrimin e parkut nga mbetjet dge barërat e këqija, që përbëjnë rrezik për zjarre në këtë periudhë të nxehtë.
Kryetari i bashkisë falenderoi të gjithë ata qytetarë të përgjegjshëm për kontributin e tyre dhe theksoi se një qytet, pavarësisht mundësive që ka për menaxhimin e punëve publike, ka gjithmonë nevojë për akte të tilla vullnetarizmi.
Veliaj theksoi se veprimtaria që kryen Korpusi i Paqes në vendin tonë dhe aksione të tilla shërbejnë edhe për ndërgjegjësimin e sa më shumë qytetarëve të tjerë që të bëhen pjesë e vullnetarizmit.
?I ftoj qytetarët e Tiranës të bëjnë më shumë punë vullnetare. Ndonjëherë ndihem pak keq kur ka më shumë të huaj që bëjnë punë vullnetare se sa ne shqiptarët. Për herë të parë pashë që vullnetarëve amerikanë iu ishin bashkuar edhe shumë të rinj të qytetit të Tiranës, për të kuptuar që vullnetarizmi nuk është një çështje e mirëqenies ekonomike, por është një çështje e gjendjes tënde shpirtërore, e gjendjes tënde mendore, si qytetar i mirë. Ndaj, më vjen mirë që për herë të parë pas kaq vitesh shikojmë një balancë midis vullnetarëve që janë të huaj, amerikanë dhe vullnetarëve tanë shqiptarë?, theksoi Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/me-shume-pune-vullnetare-veliaj-ne-shtator-nis-mbjellja-e-50-mije-pemeve/

Share This Video


Download

  
Report form