Ora News – Basha: Vetëm PD e ka moralin për të udhëhequr betejën ndaj krimit

Ora News Lajme 2017-07-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lulzim Basha bashkëbisedoi dje me demokratë të Gjirokastrës, Tepelenës, Memaliajt, Përmetit, Këlcyrës. Basha theksoi se mazhoranca e sotme është fryt I deformimit të vullnetit të qytetarëve kryesisht falë shitblerjes së votës, një skemë që kishte kohë që ishte vënë në jetë.
Basha: Me fillimin e fushatës ju gjetët një terren tërësisht të helmuar dhe të minuar nga aktiviteti i kundërshtarit i cili në shumë raste prej javësh dhe muajsh kishte kryer kapjen dhe nënshtrimin e votuesit përmes shitblerjes së votës dhe kishte vënë në funksion të kësaj gjithë makinerinë e presionit të pushtetit dhe të bandave. Në këto kushte, njësoj si në vitin 1991 peshorja ishte e prishur. Në njërën anë ishte rreshtuar pushteti, shteti, administrata, institucionet, policia, bandat me paratë e tyre, lekët e korrupsionit, përqindjet e tenderave dhe koncensioneve, të gjitha mediat, nga ana tjetër, e vetmja palë, e vetmja parti që doli para shqiptarëve pa aleancë me krimin, nuk u përlye në shitblerje votash dhe ofroi një program politik për hallet e shqiptarëve, ishte Partia Demokratike.
Basha tha se kreditë morale që ka treguar PD në këto zgjedhje, dhe 450 mijë shqiptarët që zgjodhën këtë rrugë, janë një burim frymëzimi për ecjen përpara.
Basha: Tani të gjithë e panë se Edi Rama nuk mund të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme, se me krimin dhe drogën nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Se e vetmja rrugë është përballja dhe fitorja mbi ta me masën popullore që mund dhe do të ndjekë vetëm ata që kanë moralin për ta udhëhequr këtë betejë. Dhe moralin sot nuk e ka asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Demokratike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-vetem-pd-e-ka-moralin-per-te-udhehequr-betejen-ndaj-krimit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS