Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi i ftuar në emisionin ?5 pyetjet nga Babaramo? ka paralajmëruar se do të nisë një tur takimesh me demokratët në të gjithë Shqipërinë dhe do të kërkojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar që të gjejë zgjidhje për situatën ku gjenden për të ndaluar farsën me procesin zgjedhor.
Patozi nuk ka dhënë emra eksponentësh që do ta përkrahin dhe mbështesin, por për Topallin dhe Boden thotë se janë të ftuar që ta ndërpresin farsën.