Ora News - Shtëmbari: Kultivimi i kanabisit është ulur me 17 herë

Ora News Emisione 2017-07-10

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Që prej janarit të 2017 dhe deri tani në korrik kultivimi i kanabisit është ulur me 17 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë fakt e bëri të qartë drejtori për krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari në studion e lajmeve të Ora News.
Shtëmbari: Për këtë priudhë, nga 1 janari deri ditën e djeshme kemi një rezultat të tillë që të ulën deri në 17 herë rastet e kultivimit të bimëve narkotike në krahasim me një vit më parë. Është një punë e organizuar nga të gjithë drejtuesit e strukturave të policisë që të monitorohet lufta kundër kultivimit 24 orë në 24. Është një punë kolosale e të gjitha strukturave që me mënyrën e organizimit kanë bërë ndarje të territorit ku në cdo pjesë të territorit kanë lënë një oficer policie përgjegjës, një drejtues të strukturave vendore.
Shtëmbari tha se do të ketë penalitete të ashpra për të gjithë shkelësit e ligjit.
Shtëmbari: Do ketë penalitete dhe do të ketë luftë të ashpër dhe përballje me ligjin në rast se konstatohet dhe fakti që numri i rasteve që këtë vit është 139 në krahasim me 389 të një viti më parë duket qartë i gjithë komuniteti është sensibilizuar dhe nuk pajtohet më me rastet e kultivimit të lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtembari-kultivimi-i-kanabisit-eshte-ulur-me-17-here/

Share This Video


Download

  
Report form