Report TV - Vlahutin: Puna në shtet s'është përjetë, të ndryshohet mendësia

Report TV 2017-07-10

Views 1

Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin e ka thënë theksin te reforma në administratën publike.

Gjatë konferencës ?Dialogu i nivelit të lartë mbi progresin e reformës në Shërbimin Civil dhe mbeshtetjen e BE? organizuar nga ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, Vlahutin u shpreh se punësimi në administatë nuk është i përjetshëm dhe se në këtë kontekst duhet të ndryshohet mendësia.

"Reforma e administratës publike është nga më të vështirat. Puna në administratë mendohet për gjithë jetën, por duhet të ndryshohet kjo mendësi. Reforma në drejtësi, në administratë, në arsim, janë kyçe për integrimin.

Nënpunësi Civil duhet të jetë vetëm në shërbim të qytetarëve, duhen ndryshuar jo vetëm rregullat por edhe mendësia, një vend nuk mund të zhvillohet pa një administratë të aftë.

BE jep 32 mln euro suport për këtë reformë. Në muajt e fundit ka patur përmirësim dhe arritje.

Share This Video


Download

  
Report form