Report TV - KLP, të mërkurën verifikimi i kandidatëve avokatë

Report TV 2017-07-10

Views 2

Avokati i Popullit do të mbledhë ditën e mërkurë, në datën 12 korrik, komisionin Ad Hoc i cili do të verifikojë kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë të ardhur nga radhët e avokatëve.

KLP do të ketë në përbërje të tij dy anëtarë nga avokatia, por ligji thotë se Kuvendit të Shqipërisë, duhet t?i paraqiten jo më pak se 6 kandidatë për këto dy vende vakante.

Erinda Balanca, Avokatja e re e Popullit u ka dërguar një shkresë njoftuese të gjithë anëtarëve të këtij komisioni, Muzafer Korkuti, Arian Salati, Eris Hysi, Artan Zeneli dhe Maksim Haxhia duke i njoftuar për mbledhjen e orës 13:30, të ditës së mërkurë.

Kjo mbledhje, e cila me ligj zhvillohet e mbyllur, do të bëjë verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia.

Share This Video


Download

  
Report form