Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përdorimi i monedhës virtuale Bitcoin erdhi si një alternativë e bankingut online në kohën e krizës në 2008, por sot ai paraqitet si një kërcënim për sistemin bankar. Eksperti ligjor Zaim Lakti shpjegon se sot përmes monedhës elektronike në anonimitet të plotë, mund të bëhen transaksione të mënjehershme, me kosto të ulëta dhe të pakontrolluara nga askush.
Lakti: Ka një pjesë e kompanive që kanë filluar të investojnë për ngritjen e infrastrukturës për prodhimin e Bitcoin-ve. Për shembull në Kosovë, para disa javësh kanë hyrë mallra me vlerë 800 mijë euro posaçërisht për prodhimin e Bitcoin-ve. Në Shqipëri, nuk kemi trendin e prodhimit të Bitcoin-ve, por kemi trendin e investimit të Bitcoin-ve, pra si tip burse, që ne investojmë sot duke qenë se është 2500 dollarë dhe që pritet të shkojë 4 mijë dollarë dhe ky është fitimi.
Sipas ekspertit Lakti, në Shqipëri aktualisht kompanitë po investojnë në bitcoin, ndërsa institucionet duhet ta shohin si alarm përdorimin e gjerë që po merr për fakti se bitcoin është mënyrë më thjeshtë për të pastruar para, për të financuar terrorizimin apo tregtuar mallra të paligjshëm.
Lakti: Nëpërmjet bitcoin, duke qenë se ka një vlerë të madhe rreth 2500 dollarë lehtësisht mund të pastrohen para. Këto nuk janë të kontrollueshme nga institucionet shtetërore. Edhe për financimin e terrorizmit që më vonë mund të dalin. Fakti që nuk kemi statistika, institucionet shtetërore duhet të jenë në alarm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/monedha-dixhitale-kercenon-sistemin-bankar-transaksionet-anonime/