Basha vijon fushatën: 25 qershori, proces i manipuluar nga A te ZH

RTV KLAN 2017-07-10

Views 0

?Sondazhi i Ramës, dëshmi e blerjes së votave nga droga e krimi? .

Edhe përpara demokratëve të Patosit, Roskovecit, Fierit, Mallakastrës e Lushnjës, Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të dytë për të kryesuar demokratët pas humbjes në zgjedhje tha se në 25 qershor u deformua vullneti i shqiptarëve përmes parave të drogës e krimit.

?25 Qershori ishte vdekja klinike e demokracisë . Nuk ishte një proces zgjedhor por ishte me të vërtetë një proces i manipuluar nga A-ja te ZH-ja. Me përdorimin në masë të administratës së shtetit dhe favoreve, me përdorimin e parave të derdhura lumë nga trafiku i drogës?, tha Basha.

Për të treguar se kundërshtari i tij në garë erdhi në pushtet pa program, por duke blerë vota, Basha solli në vëmendje përpara anëtarësisë sondazhin e hapur për qytetarët nga Kryeministri Rama lidhur me qeverisjen e tij katër vjeçare.

?Edi Rama ka hapur ankete se çfarë duan shqiptarët nga qeverisja e tij. Hipokrizia e kësaj është përtej çdo përfytyrimi. Eshtë e qartë për çdo shqiptar se Edi Rama nuk ka as program, as plan për të qeverisur Shqipërinë. Eshtë e qartë se kjo mazhorancë është fiktive dhe nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve por përfaqëson shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që u faktua në këto zgjedhje si varrmihësi i demokracisë tonë të brishtë?, tha kreu i PD.

Bashkimi i demokratëve për Lulzim Bashën është misioni që i mbetet të përmbushë e si frymëzim të ringritjes sheh modelin e Bashkisë së Kavajës. TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form