Nis së shpejti rikonstruksioni i plotë i Rrugës së Dibrës

RTV KLAN 2017-07-10

Views 1

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rrugës ?Imer Ndregjoni?, ose siç njihet ndryshe rruga e ?Oxhakut?. Investimi në këtë rrugë pritet që t?i vijë në ndihmë një numri të madh banorësh të zonës, ku dominojnë pallatet para viteve ?90, si dhe pallate të reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektoi punimet dhe theksoi se bashkia do të vijojë të punojë me ritme të shpejta edhe në dy vitet e ardhshme. Ai deklaroi se nisja e punimeve në këtë rrugë është një tjetër premtim i mbajtur.

?Sapo mbaruam një investim tek përroi në fund të Kinostudios, sot jemi në rrugën e famshme të Oxhakut, e cila u jep akses rreth 10 mijë banorëve të lagjes. Me ritmet me të cilat po ecim, ku kemi trotuare modernë, bimësi, parkim, ku kemi kanalizime të ujërave të bardha e të zeza, sjellim modernizim në këtë lagje?, tha Veliaj, ndërsa shtoi se puna do të vijojë me 120 rrugë të tjera gjatë këtij viti në gjithë Tiranën, për t?u siguruar që i gjithë qyteti ka infrastrukturën e nevojshme dhe të njëjtën cilësi, si në qendër e periferi.

Share This Video


Download

  
Report form