http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha ka folur me demokratet e Lezhës, Kurbinit, Mirditës, Krujës dhe Fushë-Krujës për deformimin e zgjedhjeve parlamentare, proces ne te cilin sipas tij triumfoi shitblerja e votës.?E nisëm këtë betejë me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira, të lira nga droga, të lira nga krimi, të lira nga korrupsioni që i mori shpirtin shqiptarëve në çdo nivel. Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike.?Ne garën per drejtimin e Partisë Demokratike, Basha ka përsëritur se pranon pergjegjesite e tij për humbjen e thelle ne zgjedhje.?Marr përgjegjësitë e mia dhe pranoj përgjegjësitë e mia në këtë proces. Gabimet e mia janë të gjitha politike, sepse prej minutës së parë asgjë se kam bërë për veten time, për pushtetin tim, apo për karrigen time, por gjithçka e kam vënë në funksion të Partisë Demokratike dhe demokratëve të thjeshtë.?Ndërkohe kandidati Eduard Selami ka takuar demokratet e Patosit, Mallakastrës e Roskovecit, takime ne te cilat ka theksuar se humbja e PD erdhi per shkak te largimit nga vlerat e se djathtës, vlerat perëndimore, mungesës se demokracisë se brendshme, si dhe listave te kandidateve per deputet.?Ajo e famshmja liste, kurrkush nuk e dinte, e ka kompetence Këshilli Kombëtar, nuk iu mor mendim fare. Del kryetari ne emër te republikës se re, e nxjerr nga xhepi prapa dhe ua paraqet shqiptareve. Po kjo vetëm demokraci nuk është. Baza është e demotivuar, sepse nuk e di kush janë keta, ata te tjetret nuk jane te motivuar se nuk kane lidhje, nuk ia dine per nder kurrkujt dhe prandaj rënia ka vazhduar e vazhdon.?Sipas Selamit, modeli Basha ka dështuar.?Unë nuk kam asgjë me zotin Basha, por e them me bindje qe model i tij dështoi, pike. E pati shansin 4 vjet.?Eduard Selami ka premtuar se nëse zgjidhet kryetar i PD, ne zgjedhjet e ardhshme lokale kandidatet per kryetar bashkie do te zgjidhen me parimin nje anëtar nje vote nga vete demokratet.