Task forca ndërpret lidhjet e paligjshme të ujit lavazheve në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pesë lavazheve në qarkun e Durrësit që prej kohësh përdorte ujin e pijshëm për larjen e automjeteve, përgjatë rrugës nacionale që në Fushë Prezë, iu është ndërprerë furnizimi me ujë.Task Forca e ngritur nga Ujësjellës Kanalizime Durrës ka dalë në terren për të parë nga afër situatën. Aksioni është shtirë në aksin Ura e Gjoles deri në Shijak.Përgjegjësi i repartit të Shijakut, Ivo Doci thotë se kanë kontrolluar me imtësi 65 subjekte private dhe familjare.Ai u ka bërë thirrje të gjithë abonentëve që të kursejnë ujin e pijshëm dhe të mos e shpërdorojnë.Paralelisht me kontrollet që mbulon reparti i Shijakut në aksin nga Fushë Kruja deri në Durrës, edhe grupet e tjera të ndërmarrjes janë angazhuar në terren për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e Ujësjellësit si dhe penalizmin e abuzuesve.

Share This Video


Download

  
Report form