Panairi i automjeteve "Gumball 3000" ka sjellë në Tiranë 150 supermakina këtë të mërkurë.
Makinat sportive kanë dhënë spektakël në sheshin "Nënë Tereza" përpara qindra spektatorëve. Ekspozimi i këtyre makinave luksoze do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme, 6 korrik.