Konventa Zgjedhore e LSI ka zgjedhur unanimisht Monika Kryemadhin kryetare të kësaj force politike.
Nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë, 2300 delegatët e LSI, me votim të hapur, ngritën kartonët për Kryemadhin.
Në fjalën e saj përpara mbështetësve, Kryemadhi shpalosi objektivat e saj si kryetare e LSI-së në opozitë për herë të parë pas 8 viteve në pushtet, duke paralajmëruar betejë të fortë, jo vetëm në Kuvend, por edhe në rrugë e sheshe.