KUKËS- Rreth 20 familje në fshatin Breg Lumë të Kukësit, ngrejnë alarmin për ndotjen mjedisore.
Prej dy ditësh, koloni mizash kanë pushtuar ujrat e liqenit të Fierzës,tokat dhe banesat e tyre.
Banorët thonë se ndjehen të rrezikuar, duke bërë të ditur se nëse nuk ndërhyhet, mund të shpërthejë ndonjë epidemi, pasi sipas tyre tek fëmijët janë shfaqur pulla të kuqe në trup të shoqëruara edhe me kruajtje.
?Mizat janë përhapur shumë, na kanë hyrë brenda në shtëpi, i ke te buka te gjella e në krevat. Fëmijët janë bërë me puçra. Këto janë pislliqet e liqenit. Një vit kemi pas problem me bretkosa të vogla, ndërsa këtë vit është mbushur me milingona.
Fëmijët i kemi dërguar në qytet tek të afërmit se janë bërë me puçra nga pickimet?, shprehet një banorë.
Ndërkohë në terren për të verifikuar situatën dhe llojin e këtyre mizave kanë qenë edhe specialistët e shëndetit publik.