Kryetari i ?ngrirë? i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e OSBE-ODIHR në selinë blu.
Sipas njoftimit të PD, Basha deklaroi se procesi i 25 qershorit jo vetëm nuk e shëroi plagën e zgjedhjeve, por përkundrazi e thelloi dhe ekspozoi më shumë atë.
Basha theksoi se problemi i blerjes masive të votave u shtri në të gjithë vendin me përmasa masive dhe organizim sistematik në zona urbane dhe rurale, shoqëruar nga mbledhja e kartave të identitetit.
?Përveç angazhimit në shitblerje votash të strukturave partiake të PS dhe partive të tjera qeveritare u aktivizuan po ashtu bandat kriminale që vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore.
Në ndihmë të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u përdor edhe shumëfishimi i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës, punësimet masive në administratë dhe ente publike etj.