http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike akuzon kryetarin e bashkisë, se po betonizon kryeqytetin. Kreu i grupit te këshilltareve te PD-së ne Këshillin Bashkiak Leonard Olli, deklaroi se edhe nje hapësire tjetër qe përdorej si lulishte nga banoret, do mbushet me ndërtime.Menjëherë pas kësaj akuze ka ardhur edhe përgjigja e bashkisë së Tiranës. Nënkryetari Arber Mazniku thekson në rrjetin social Facebook se nëse një subjekt aplikon për leje ndërtimi, dhe kërkesa është në përputhje me planin, Bashkia është e detyruar ta miratoje lejen brenda 60 ditëve. Në të kundërt vijon Mazniku leja miratohet në heshtje.Nënkryetari i bashkisë thotë se kjo nuk është arsyeja e vetme qe është marre ku vendi vendim. Sipas tij kompania ndërtuese ka premtuar një hapësirë të madhe gjelbërimi, një ndërtesë të re për bashkinë, si edhe taksat bashkiake. Me këto te ardhura do të ndërtohen shkolla e kopshte përfundon Mazniku.