Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fermerët në Kukës për shkak të rendimentit të ulët në të korrat e grurit, e ndjejnë akoma edhe më shumë mos rimbursimin e makinerive bujqësore dhe naftës nga ana e qeverisë.
Ata thonë se këto premtime nuk janë vënë kurrë në zbatim, ndërsa shpjegojnë se prodhimi i marrë nuk mbulon shpenzimet.
Këtë vit, tokat e tyre janë vaditur si rrjedhojë e vënies në punë të kanaleve vaditëse, gjë që u ka ardhur mjaft në ndihmë. Megjithatë, prodhimi i ulët i ka lënë ata të pakënaqur.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/korrja-e-grurit-fermeret-nuk-rimbursohen-per-makinerite-dhe-naften/