Nis “Maratona e Këngës” në sheshet e qyteteve

RTV KLAN 2017-07-10

Views 9

?Maratona e Këngës?, koncerti më i dashur dhe më masiv për shqiptarët ka startuar edicionin e tij të nëntë. Qyteti antik i Durrësit ishte përzgjedhur si ndalesa e parë nga Televizioni Klan, Promotor dhe Qendra Sot për të Ardhmen.

Nën kujdesin e Bashkisë së këtij qyteti, 35 artistë shqiptarë performuan hitet më të reja muzikore.

Më shumë se 3 orë muzikë i dhanë freski një mbrëmjeje pranë pedonales, ku emra të mëdhenj të muzikës si; Bujar Qamili, Irma dhe Eranda Libohova, Eli Fara, Gjergj Leka e Irini Qirjako, por dhe artistë të tjerë e kthyen në një pistë kërcimi sheshin përpara bashkisë së qytetit.

Një koncert që mban firmën e producentëve artistikë Bledi Laço, Adrian Hila e Pandi Laço dhe sjell në skenë produksionet e kompozitorëve më të suksesshëm, artistë të rrymave të ndryshme muzikore, por gjithashtu bashkon shqiptarët nga mbarë trevat kudo ndodhen, duke qenë eventi më popullor i këtij sezoni veror.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form