Moti i nxehtë - Emergjencat: Dy vatra zjarri në Dibër dhe Vlorë, dëme të konsiderueshme

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emergjencat Civile bënë me dije situatën më të fundit nga rënia e zjarreve në vend. Sipas deklaratës, në 24 orët e fundit ka patur dy vatra zjarri në pyjet e Dibrës dhe Vlorës, me dëme të konsiderueshme.
Qarku Dibër
Në fshatin Zogjë, Njësia Administrative Shupenzë, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Shërbimi vendor i MZSH Dibër, ka shkuar në vendngjarje dhe ka punuar me mjete rrethanore gjatë natës deri në mëngjes për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar dhe punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura si dhe banorë të zonës. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me pyll ahu.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/emergjencat-dy-vatra-zjarri-ne-diber-dhe-vlore-deme-te-konsiderueshme/

Share This Video


Download

  
Report form