DITË PLAZHI NË LIQENIN E SHKODRËS

Star Plus Tv 2017-07-10

Views 5

Ashtu si çdo vit disa pika strategjike të vijës bregliqenore të Shkodrës po shërbejnë gjithnjë e më tepër për pushuesit.

Edhe kjo fundjavë i ka gjetur shumë shkodranë në pikën turistike të Shirokës duke shfrytrëzuar rrezet e diellit dhe ujin e ngrohtë të liqenit. As rebeshi i shiut që përfshiu në mesditë Shirokën dhe Zogajn nuk ka ndikur në uljen e pushuesve.

Para dhe pas viteve ?90 vija bregliqenore në Zogaj dhe Shirokë përdoret gjithnjë e më tepër nga qindra qytetarë për shkak të vlerave kurative, bukurive të zonës dhe afërsisë me Shkodrën.

Ndërkohë, sipas banorëve të zonës, numri i turistëve është gjithnjë në rritje për shkak të ujit të pastër, ajrit të freskët, çmimeve të favorshme, por edhe gatimeve tradicionale me peshk.

Share This Video


Download

  
Report form