Operacion masiv - Çako ngjet RENEA-n në Dukagjin, asgjeson 920 bimë kanabis

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Asgjesohet një sasi e konsiderueshme kanabisi në Dukagjin. Forcat RENEA kanë mundur të asgjesojnë 920 bimë kanabisi në një terren me rrezikshmëri të lartë, pasi ishin evidentuar më herët nga patrullimi nga ajri i Policisë së Shkodrës.
Bimët u gjetën të kultivuara në Luginën e Qershisë në Shosh. Forcat RENEA kanë rrezikuar jetën në një terren super të vështirë dhe është dashur ndihma e helikopterit për largimin e tyre pas operacionit.
Për të ndjekur operacionin ka shkuar në Dukagjin, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Altin Qato dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/cako-ngjet-renea-n-ne-dukagjin-asgjeson-920-bime-kanabis/

Share This Video


Download

  
Report form