Partia Demokratike mori në këto zgjedhje 453,902 vota, ose 28.7% të totalit, duke shënuar dobësim në vlerën e -2.11%. Po cilat janë qarqet ku Partia Demokratike ka rëniet më të dukshme dhe cilët kanë qenë njerëzit kryesorë të fushatës? Shqiptarja.com sjell një krahasim me votat e 2013 si dhe me përqindjen totale të peshës së kësaj vote në çdo qark.
Duhet marrë në konsideratë fakti se pavarësisht se diferenca mund të mos jetë shumë e madhe për logon e PD-së krahasuar me vitin 2013, kësaj here, në votën për PD janë bashkuar dhe votat e PR-së së Fatmir Mediut, LZHK-së së Dashamir Shehit, PAA-së së Agron Dukës, PBDNJ-së së Vangjel Dules dhe PDK-së së Nard Ndokës. Këto parti që garonin me logon e tyre në vitin 2013, këto zgjedhje ishin të përfshira në listën e PD-së.