Kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Peter Tayler, ka mbërritur paraditen e kësaj të premte në selinë e PS, ku ka zhvilluar një takim konfidencial me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e Tayler në selinë socialiste vjen pesë ditë pas zgjedhjeve parlamentare të cilat u fituan nga PS, ndërsa OSBE/ODIHR është duke hartuar raportin përfundimtar të zgjedhjeve.
Takimi Rama-Tayler mësohet se ka zgjatur rreth 45 minuta dhe në fokus ka qenë procesi zgjedhor.
Kreu i misionit të OSBE-ODIHR, Peter Taylor u shpreh se takimi me kreun e qeverisë ishte konfidencial, dhe u diskutua në lidhje mbi të ardhmen dhe reformën zgjedhore.
Taylor më vonë do të zhvillojë takime me të gjithë krerët e partive politike.