Afati për mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë ? Durrës, i parashikuar të ishte më datë 30 qershor 2017, shtyhet për një kohë të shkurtër.
Kështu njoftoi drejtori i kabinetit të Autoritetit të Medias Audiovizive, Dritan Xhelili, teksa shtoi se shkak për këtë vendim është sasia e pamjaftueshme në treg e pajisjeve dekoder tokësorë dhe kërkesës së ulët.