Ora News – Bregu: Gara për kryetar njësoj sikur Basha të hynte në votime pa Kod Zgjedhor

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu thotë se dorëheqja e Lulzim Bashës nuk është qëllim në vetvete, por se kërkesa e saj është heqja dorë nga një qasje qorre dhe shurdhe e drejtimit të funksionimit të PD-së. Bregu thotë se përpjekja për të imituar Sali Berishën është dërgimi i PD-së në greminë, pasi sipas saj, ai mbetet një lider i papërsëritshëm.
?Të pretendosh ta drejtosh PD-në si Sali Berisha, pa qenë ti vetë Sali Berisha, do të thotë të gënjesh vetën e të marshosh verbërisht drejt greminës?, shkruan ajo.
Duke shpallur garën për kryetarin e ri të partisë në muajin korrik, Bregu e konsideron të gabuar, duke dhënë edhe disa arsye.
?Prandaj po ju them përsëri: PO GABONI! Të shpallësh një garë në mbi 40 grade, tamam kur dynjaja se ka mendjen fare tek ky hall dhe ta bësh këtë, pa bërë një mbledhje të të paktën atyre që u fshinë e atyre që u graduan në një mesnatë, pa përcaktuar në një udhëzim se cilat janë garancitë për kandidatët që do hyjnë në garë, pa caktuar standardet për zgjedhje të lira e të ndershme brenda partisë tënde, është jo demokratike! Është njëlloj sikur Lulzim Basha të hynte në zgjedhje parlamentare pa Kod Zgjedhor! Më e pakta! Ta konceptosh këtë moment si momentin kur PD-ja duhet të ndahet: me Lulzimin ?e ngrirë?apo kundër Lulzimit ?të shkrirë?, është gabim.
Bregu shprehet se PD ka marrë 190 mijë vota më pak dhe rezultati është më i zi se në 1997.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/bregu-gara-per-kryetar-njesoj-sikur-basha-te-hynte-ne-votime-pa-kod-zgjedhor/

Share This Video


Download

  
Report form