Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prania e Sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca në Ministrinë e Arsimit ka sjellë përplasjen e radhës mes sekretarit dhe ministres teknike.
Karabina akuzon Ndrecën se ka futur në ministri persona të armatosur dhe kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve ndërsa Ndreca ka sqaruar se DAP e ka kthyer atë në punë dhe po ushtron detyrën.
Në kundërshtim me aktet ligjore shtetasi Plarent Ndreca ka firmosur dje, me datë 27.06.2017 një Kontratë e Shërbimit me një Kompaninë Kontraktore duke krijuar situate të paprecedentë në një institucion shtetëror. Aktualisht në MAS ka dy kompani private, njëra e ligjshme dhe tjera e kontraktuar nga z. Ndreca pas pezullimit nga detyra. Ky person ne vazhdimësi ka nënshkruar kontrata shërbimi dhe korrespondencë zyrtare pas aktit te pezullimit në kundërshtim flagrant me të gjitha dispozitat ligjore.
Ndërhyrja e tyre në Protokollin e Institucionit dhe marrja në administrim e Serverave dhe të gjitha dokumentacionit arkivor e shkresor përbën një rrezik shumë të madh. Lëvizja e këtij shtetasi në mjediset e Ministrisë, me persona të armatosur, të paautorizuar është një skandal shtetëror që tregon uzurpimin e paligjshëm të institucioneve si manifestim i forcës përkundrejt ligjshmërisë, që nuk lejon vijimësinë e punës normale në këtë institucion.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministrja-e-arsimit-vijon-perplasjen-me-sekretarin-e-pergjithshem/