Persona të armatosur mësyjnë Ministrinë e Arsimit? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përplasje te forta mes dy administratave ne Ministrinë e Arsimit. Ministria Mirela Karabina denoncon ish-sekretarin Plarent Ndreca, se po shkakton panik me arme ne institucion. Ne një deklarate urgjente, ministrja teknike tha se persona te armatosur te thirrur nga zoti Ndreca, kane zaptuar ministrinë, ndërsa ndërhyjnë ne serverat dhe çdo zyre te këtij institucioni.Ministrja denoncoi edhe heshtjen policisë se shtetit ndaj kësaj situate, ndërsa kërkoi ndihmën e ndërkombëtareve. Por Plarent Ndreca qe ndodhej ne zyrën e tij mohoi akuzat e ministres teknike. Ai deklaroi se nuk ka persona me arme qe qëndrojnë ne ministri. I pyetur nga Vizion Plus, ai deklaroi se do te vijoje punën, pasi urdhri i ministres për pezullimin e tij është bere nul.Përplasja ne Ministrinë e Arsimit ka qene prezente qe ne ditët e para te vendosjes se administratës teknike. Kulmi arriti gjate provimeve te maturës, ku Plarent Ndreca u kallëzua penalisht për ndërhyrje ne proces dhe me pas u pezullua. Edhe Plarent Ndreca ka bere kallëzim ndaj Ministres se Arsimit për shpërdorim detyre.

Share This Video


Download

  
Report form