Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Socialistët kanë nisur festën, pas fitores ku kryeministri Rama merr i vetëm qeverinë edhe për 4 vite të ardhshme.
Në sheshin ?Skënderbej? përpara mbështetësve të tij Rama mbajti edhe fjalimin e fitores, ku ra në sy falenderimi për kryetarin e PD, Lulzim Basha që sipas Ramës, në 18 maj vuri Shqipërinë mbi partinë.
Rama foli edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën, duke theksuar se marrëveshjen e 18 majit do ta kete si busull bashkëpunimi qeveri-opozitë.
Rama falenderon Bashën
Rama: Falenderoj sot Bashën për faktion se në 18 maj vuri Shqipërinë të parën.
Apeli për opozitën
Rama: Fushata ka mbaruar, shqiptarët na kanë shikuar dëgjuar, duruar dhe e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Tani është koha për të vënë veten tonë në dispozicion të tyre, Shqipërinë përpara partisë, dhe shqiptarët pa dallim përpara dallimeve politike apo hendeqeve tradicionale apo të porsahapura mes nesh
Rama: Shqipëria ka folur troç, shqiptarët kanë vendosur me një votë qartësisht kuq e zi.
Ata kanë zgjedhur të ardhmen dhe na kanë thënë të gjithëve që Shqipëria që duam është mbi të majtën dhe të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Misioni i të zgjedhurve është puna për Shqipërinë dhe mirëqenia për shqiptarët dhe jo politika e kacafytjeve dhe interesave për pushtetarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-marrjes-se-74-mandateve-socialistet-ne-feste-pritet-fjala-e-rames/