Ora News – Doda: Kush mbjell erë, korr stuhinë dhe mori atë rezultat që mori

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, tha se procesi zgjedhor nuk arriti standarde më të larta. Ajo tha se ishte proces që u stis nxitimthi.
Duke cituar thënien popullore ?kush mbjell erë, korr stuhi?, Doda tha se ata që e gatuan këtë morën atë rezultat që morën, duke nënkuptuar kreun e opozitës.
Doda nuk ka mundur të marrë mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës.
Doda: Menduam se do të kishte një proces me standarde më të rritura zgjedhore, ndërkohë që kushtet janë skllavëruese, mënyra e numërimit është shumë lart asaj që ishte menduar se mund të rriste standarde. Është një proces që u stis nxitimthi dhe u krijua për inat të dikujt apo dikujt tjetër.
Në të njëjtën kohë ka sjellë një rezultat të paimagjinueshëm. Flasim për PDIU që ka 87 mijë votues, ndërkohë që deri më tani kemi 3.4 mandate, ndërkohë që partitë e mëdha kanë siguruar deputet me shumë pak vota për shkak të sistemit që jo vetëm e kanë gatuar siç kanë dashur, por po e çojnë drejt një kontrolli të plotë dhe kjo nuk është në favor as të shqiptarëve dhe as në të mirë të kauzave. Në ditët në vazhdim do të kemi mundësinë për të parë gjithë kontestimet që kemi pasur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/doda-kush-mbjell-ere-korr-stuhine-dhe-mori-ate-rezultat-qe-mori/

Share This Video


Download

  
Report form