Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirane- Ndonëse në prezantim të dhënat e sondazhit të Antonio Notte, IPR Marketing dhe Ora News u pritën me skepticizëm, numërimi i votave tregoi se edhe këtë herë parashikimi i Nottos ishte në përputhshmëri të plotë me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Në përfundim të proçesit të votimit, Exit-polli i IPR Marketing dhe Ora News konkludoi se Partia Socialiste kishte marrë më shumë se 71 mandate, duke drejtuar e vetme qeverinë.
Në emisionin në puntatën e një nate më parë të ?Tonight Ilva Tare? Notto, tha në lidhje telefonike se ishte i bindur që Rama do të merrte i vetëm 71 mandate, pavarësisht skepticizmit.
Notto: Urime për Ora News, për të gjithë ne. Askush nuk i parashikonte rezultatet e sondazhit tonë, askush nuk i besonte sepse të gjithë ishin skeptikë por exit poll-i tregoi se rezultati ishte i njëjtë me atë të sondazhit kështu që ishte një fitore për të gjithë, e Ora News, IPR Marketing dhe kemi të gjithat e sakta jo vetëm dje por edhe gjatë sondazheve.
Note tregon se ai ishte i bindur pasi të gjitha të dhënat e sondazheve tregonin fitoren bindëse të së majtës ndaj vendosi të guxonte e këtë t?ia tregonte edhe shqiptarëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/suksesi-i-exit-poll-nje-fitore-per-ipr-marketing-dhe-ora-news/