Është ndërprerë sërish numërimi te KZAZ Nr.35 pranë shkollës "Vasil Shanto" në Tiranë.
Shkak është bërë një përplasje e numëruesve të LSI-së me punonjësit e policisë. Blutë kanë pretenduar se disa prej numëruesve të LSI-së nuk kanë pasur me vete dokumentacionin e duhur për t'u futur në grupet e numërimit.
Në shenjë proteste, numëruesit e LSI kanë lënë tavolinat e numërimit dhe kanë dalë jashtë KZAZ-së. Në këtë KZAZ janë dhe 28 kuti për t'u numëruar.