Kamera fokusoi dhe Fatjon Xhyliun, ish-punonjës i policisë private, i dyshuar si i përfshirë në grabitjen e 3.2 milionë eurove në blindin e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Rinasit.
Bashkë me të votoi dhe ish-komandoja Neim Avdylaj.
Po sot votuan nga ky burg dhe ish-deputeti, Mark Frroku, i dënuar me 7.5 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të përpunimit dhe trafikimit të kokainës.